Prokuroria e Durrësit kërkon pezullim për 9 punonjës të ish-ALUIZNI-t Durrës dhe IMT-së Shijak, ndërsa Gjykata e Durrësit vendosi masa të ndryshme, pasi legalizuan pronën shtet shumë vite më parë,
Gjyqtari Vladimir Skënderi vendosi pezullimin vetëm për 4 prej tyre, konkretisht drejtorin e zyrës së administrimit të basenit ujor Ishëm-Erzen-Mat Helio Huqi, përmbaruesin Dorian Zazani, punonjësen e bashkisë Shijak Marsida Shahini dhe inxhinierin Gerald Kaci, specialist hartografie në ASHK, ndërsa revokoi masën “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj shtetasve Mario Kërtusha, Mirgen Ismaili dhe Julian Kacadei, ndërsa i deklaroi të papranueshme kërkesat për të akuzuarit Artemis Malko dhe Merushe Telha. Prokurorja e çështjes Enkeleda Xhengo, e cila është tërhequr nga kërkesa për dy prej të akuzuarve pasi nuk punojnë më në funksione publike, shprehet se do e ankimojë këtë vendim të gjykatës.
Ndërkohë në bashkinë e Shijakut bëjnë të ditur për Top Channel se me të marrë njoftim, një javë më parë për personat nën hetim, janë shkarkuar dy punonjësit e saj Julian Kacadei dhe Mirsida Shahini. Ndërkaq me vendimin e një dite më parë, gjykata e Durrësit nuk e ka pranuar pezullimin e J. Kacadeit. Ndërkaq për 7 nga të akuzuarit është në fuqi vendimi për ndalimin e daljes së tyre jashtë vendit ndërsa janë nën hetim, pasi dy nga të akuzuarit aktualisht nuk ndodhen brenda territorit shqiptar.
Hetimet nisën pas kallëzimit të bërë nga Bajram Cc., pronar toke. Prokuroria e Durrësit nisi hetimet në vitin 2021 duke zbuluar dhe problematikën e vjetër. Ajo vuri nën hetim 9 shtetas që dyshohet se përmes shpërdorimit të detyrës dhe moskallëzimit të krimit legalizuan disa pasuri në Shijak.
Nga hetimet rezultoi se në vitin 2013, punonjës të ish-Aluizni-t Durrës kanë legalizuar disa pasuri të ndodhura në ish-komunën Xhafzotaj, pjesë të të cilave ndodhen të ndërtuara mbi pasurinë e cila ka një sipërfaqe 2184 m2 dhe kategorizohet në zërin kadastral “Rrugë” me status juridik “shtet”.
Gjithashtu, punonjës të IMT-së Shijak, me mosveprimet e tyre kanë konsumuar elementë të veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 248 e 25 të K.Penal, pasi ata kanë marrë vendime prishjeje të cilat nuk janë ekzekutuar si dhe nuk kanë depozituar kallëzime penale në lidhje me ndërtimet e paligjshme që kanë konstatuar. Në njoftimin e prokurorisë thuhet gjithashtu se Drejtori i bordit të ndërmarrjes së kanalizimeve, ka konsumuar elementet e veprës penale te “Shpërdorimit të detyrës”. Sipas organit të akuzës me shkresen nr.158/1 prot datë 26.03.2015, i ka kthyer përgjigje Drejtorisë së Aluizn-it Durrës, ku informonte se objekti i shtetasit F. H., nuk cenon objektet, sistemin kullues që Bordi i Kullimit Durrës –Krujë ka në inventar.
Ndërtimi i objektit të parë në rrugë është bërë që në vitin 1997, më pas pronari e ka futur në legalizim duke siguruar dhe ligjërimin e tij në një rrugë të Xhafzotajt dhe zgjeruar dhe territorin përreth ndërtimit.
Njoftimi i plotë
Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurdiksionit të Përgjithshëm Durrës, ka regjistruar procedimin penal nr.22 të vitit 2021 ndaj shtetasve M. I., M. K., H.H., A.M., D.Z., M. Sh., J.K., G.K. dhe M.T., të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës kryer në bashkëpunim” dhe “Moskallëzim i krimit” të parashikuara nga nenet 248 e 25 dhe 300 të K.Penal.
Nga hetimet rezultoi se në vitin 2013, punonjës të ish-Aluizni-t Durrës kanë legalizuar disa pasuri të ndodhura në komunën Xhafzotaj, pjesë të të cilave ndodhen të ndërtuara mbi pasurinë e cila ka një sipërfaqe 2184 m2 dhe kategorizohet në zërin kadastral “Rrugë” me status juridik “shtet”.
Gjithashtu, punonjës të IMT-së Shijak, me mosveprimet e tyre kanë konsumuar elementë të veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 248 e 25 të K.Penal, pasi ata kanë marrë vendime prishjeje të cilat nuk janë ekzekutuar si dhe nuk kanë depozituar kallëzime penale në lidhje me ndërtimet e paligjshme që kanë konstatuar.
Shtetasi A.K. me detyrën e Drejtorit të bordit të ndërmarrjes kanalizmieve, ka konsumuar elementet e veprës penale te “Shpërdorimit të detyrës” pasi me shkresen nr.158/1 prot datë 26.03.2015, i ka kthyer përgjigje Drejtorisë së Aluizit Durrës, ku informonte se objekti i shtetasit F. H., nuk cënon objektet, sistemin kullues që Bordi i Kullimit Durrës –Krujë ka në inventar.
Për sa më sipër, në kuadër të hetimeve të procedimit të sipërpërmendur, nga ana e akuzës është kërkuar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm Durrës, caktimi i masave të sigurimit ndaj 9 shtetasve nën hetim si më poshtë.
• “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’ dhe ‘Ndalimi i daljes jashtë shtetit’ të parashikuar përkatësisht nga nenet 242 dhe 233 të K.Pr.Penale ndaj shtetasit M.I, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 248 e 25 të K.Penal.
• “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” të parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale ndaj shtetasit M. K, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 248 e 25 të K.Penal.
• “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” të parashikuar përkatësisht nga nenet 242 dhe 233 të K.Pr.Penale ndaj shtetasit H.H. i dyshuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 248 e 25 të K.Penal.
• “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” të parashikuar përkatësisht nga nenet 242 dhe 233 të K.Pr.Penale ndaj shtetasit A.M, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 248 e 25 të K.Penal.
• “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe ‘Ndalimi i daljes jashtë shtetit’ të parashikuar përkatësisht nga nenet 242 dhe 233 të K.Pr.Penale ndaj shtetasit D.Z, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 248 e 25 të K.Penal.
• “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” të parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale ndaj shtetasit M.Sh, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 248 e 25 dhe 300 të K.Penal.
• “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, të parashikuar përkatësisht nga nenet 242 dhe 233 të K.Pr.Penale ndaj shtetasit J.K, i padenuar më parë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 248 e 25 dhe 300 të K.Penal.
• “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” të parashikuar përkatësisht nga nenet 242 dhe 233 të K.Pr.Penale ndaj shtetasit G. K, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 248 e 25 të K.Penal.
• “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” të parashikuar përkatësisht nga nenet 242 dhe 233 të K.Pr.Penale ndaj shtetases M.T, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 248 e 25 dhe 300 të K.Penal.
Me vendimin e datës 24.05.2023 Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës vendosi të konfirmojë masën shtrënguese “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” të parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, ndaj shteatasve H.H D.Z M.SH dhe G.K. Të revokojë masën “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” të parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasve M.K., M.I., J.K. dhe të deklarojë të pa pranueshme kërkesat për shtetaset A.M dhe M.T.
Top Channel