Ende nuk është zyrtare, por Milani dhe tifozët e tij tashmë mund të festojnë atë që mund të konsiderohet si goditja e parë e merkatos së verës 2023.
Të premten, pas përfundimit të seancës stërvitore, Rafael Leao do të paraqitjet në Casa Milan për të nënshkruar rinovimin e kontratës. Pas një telenovele disamujore më në fund tymi i bardhë.
Sulmuesi portugez do të nënshkruajë,deri në qershor të vitit 2028, me një pagë 5 milionë euro neto, plus bonuse, në sezon dhe një klauzolë largimi prej 175 milionë eurosh.
Klubi i Milanit ka vendosur ta zyrtarizojë rinovimin e kontratës me një nga lojtarët më të rëndësishëm vetëm dy ditë para ndeshjes me Juventusin, aty ku “kuqezinjtë” do të tentojnë fitoren për të siguruar matematikisht pjesëmarrjen në Champions League sezonin e ardhshëm.
Më pas, drejtuesit e Milanit do të fokusohen në merkato, aty ku Maldini dhe Massara do të kenë në dispozicion për të shpenzuar rreth 100 milionë euro. Drejtuesit do të tentojnë të shmangin gabimet e bëra vitin e kaluar, pasi në Itali merkatoja verore e Milanit është cilësuar si dështim.
Të gjithë afrimet verore, Dest, Adli, Vranckx dhe Origi, janë drejt largimit, ndërsa e ardhmja e Charls De Katelere mbetet në pikëpyetje.
Sipas mediave italiane, Maldini dhe Massara do të tentojnë të afrojnë të paktën shtatë lojtarë, për të plotësuar nevojat në organikë të trajnerit Stefano Pioli.
Top Channel