
23/02 22:38
Matteo Guendouzi dhe Dimitri Payet duken gjithmonë e më larg Marseille-s.
Lajmi bëhet i ditur nga mediet franceze që raportojnë për një vendim të klubit, por gjithashtu të ndikuar edhe nga trajneri kroat, Igor Tudor.
Sa i përket Guendouzi-t, e ardhmja e tij tashmë duket se është vendosur, me presidentin Longoria që kërkon të përfitojë sa më shumë nga transferimi i tij dhe 24-vjeçar pritet të largohet gjatë merkatos së verës.
Dimitri Payet, tashmë 36 vjeç dhe me pak minuta në këmbë gjatë sezonit pritet gjithashtu të largohet nga skuadra.
Kontrata e numrit 10 skadon në verën e vitit 2024, por krisja në javën e fundit me Tudor e ka vendosur atë në listën e të padëshiruarve.
Top Channel