“Shiu i Halloween”, Rama poston foto nga protesta poshtë zyrës së tij, s’i kursen ironitë: Ai momenti kur përsërit të njëjtën gjë dhe pret një rezultat të ndryshëm 31/10 22:15
Ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të Sali Berishës sot në Kuvend, që e akuzoi se “është vegël e Edi Ramës”.
Sipas Bashës, interesi i Berishës nuk janë problemet e qytetarëve, ndërsa shton se ai po kërkon armiq për të fshehur humbjen në zgjedhjet lokale të 14 majit.
“Të kishte sulmuar Ramën aq sa ka sulmuar ata që nuk mendojnë si ai, rezultati nuk do të ishte ky. Por halli i SB është tjetër nga hallet e qytetarëve. Sot si dje ai shpik e kërkon armiq për të fshehur dështimin që mbolli duke vendosur interesin e tij mbi atë të demokratëve”, shkruan Basha në Twitter.
Top Channel