Humbja në debutim është ogur i mirë për Kombëtaren? Maran “ngushëllohet” me historinë, por thyen një rekord negativ…
Deputetja socialiste, Klotilda Bushka është përplasur me deputeten demokrate, Jorida Tabaku këtë të enjte në kuvend, ndërsa po diskutohet projektligji i pagave.
Bushka: Ne jemi në një zonë elektorale nëse do t’i shihnit shifrat nga terreni jo nga shtëpia, në njësinë nr 3 ka marrë votën e 2021 në këto zgjedhje, ka pasur jo vetëm një rritje, mbështetja që populli i ka thënë PS e tillë që i është dhënë besimi, sepse është besuar për punët e kryera. Ne jo vetëm jemi të përgjegjshëm por kemi qenë më se konstruktivë në bashkëpunim me opozitën. Për mua kjo fitore ishte një përgjegjësi më e madhe për t’i shërbyer interesit publik, analizat nuk bëhen nga shtëpia, por në terren, PS ka marrë mbështetjen e 2021-shit. Populli na ka besuar dhe këtë besim do e përkthejmë në punë dhe e diskutojmë. Nuk është problem i PS por i opozitës, e cila do duhet t’i vërë gishtin kokës se përse i humbisni zgjedhjet, nuk e kemi fajin ne.
Top Channel