Një person ka rënë në pranga dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale në Fier.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se, Specialistët për Hetimin e Krimeve kanë arrestuar 42-vjeçarin K.M., pasi ka dhunuar bashkëshorten e tij.
Po ashtu, ka nisur procedimi në gjendje të lirë për një 22-vjeçar dhe një 53-vjeçar në Lushnjë. I riu me iniciale M.T. u arrestua pasi kreu manovra të rrezikshme me automjetin që drejtonte, si dhe nuk iu bind urdhrit të Policisë për të ndaluar.
Sakaq, shtetasi me iniciale D. Gj., 53 vjeç, u procedua penalisht për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”, pasi u shfaq në një video të publikuar në rrjete sociale, duke goditur me sende të forta një kal.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Top Channel