U rrëzua nga Premier League, “ndahen” në fund të sezonit Southampton dhe trajneri Ruben Selles

24/05/2023 16:17

Southampton po përgatitet të rifillojë punën për sezonin e ri, por këtë herë jo në elitë, në Premier League, por në Championship, pasi është klubi i parë që u rrëzua.

Megjithatë në sezonin e ardhshëm skuadra nuk do të drejtohet nga trajneri Ruben Selles.

Këtë lajm e ka bërë publik vetë klubi, ndërsa thekson se palët kanë rënë dakord që të ndërpresin marrëveshjen në fund të këtij edicioni të Premier League.

Spanjolli pranoi të drejtonte skuadrën në javët e fundit, pavarësisht se situata dukej shumë e komplikuar megjithatë ai nuk do të qëndrojë në krye të saj sezonin e ardhshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA