Tundimi për t’u nxirë fundos shqiptarin në Itali/ I dëbuar nga vendi për trafik droge, kapet duke marrë rreze në ballkon

24/05/2023 11:23

Një shtetas shqiptar, i dëbuar nga Italia pasi u shpall fajtor për trafik droge, është kapur në Jesi të shtetit fqinj.

40-vjeçari, që kishte rihyrë ilegalisht në Itali, u kap teksa merrte rreze dielli në ballkonin e apartamentit ku jetonte prej disa kohësh në Jesi.

Dëshira për t’u nxirë, e shtyu shqiptarin, identiteti i të cilit nuk bëhet publik, të rrezikonte, teksa nuk e kuptoi se po vëzhgohej, raportojnë mediat vendase. Karabinierët u kujdesën të kapnin mat të dyshuarin, duke e lënë pa mundësi arratisjeje gjatë operacioni, ku 40-vjeçari u kap dhe më pas u dërgua në burgun Montacuto.

Shtetasi shqiptar pritet të vuajë dënimin dy vite dhe katër muaj burg për trafik droge.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA