Ilaria De Rosa, stjuardesë e linjave lituaneze Avion Express, është arrestuar nga policia në Arabinë Saudite e dyshuar për trafik drogash.
Bukuroshja italiane duhet të mbrojë veten e saj nga akuzat në vendin ku shkelje të tilla drogash marrin dhe dënime me vdekje.
Prindërit e 23 vjeçares nga Treviso, në veri të Italisë thonë se janë dëshpërimisht të shqetësuar për pasojat e mundshme të dënimeve të ashpra në vendin e Lindjes së Mesme dhe se kanë disa ditë që nuk kanë dëgjuar prej saj, që kur u ul në aeroportin e ‘Mbretit Abdulaziz’ në qytetin rezort të Detit të Kuq, Xhedah.
Mediat italiane raportojnë se ndalimi i saj vjen në lidhje me një çështje trafiku drogash me avionët e linjave të pasagjerëve.
Dënimet e ashpra për trafikantët e drogave në Arabinë Saudit shpesh nuk kanë lidhje me masën e drogave të përfshira.
Prindërit e Ilaria thonë se nuk kanë kontaktuar me të prej 6 majit pas fikjes së celularit të saj.
Ata kanë depozituar një denoncim për person të zhdukur në qytetin e tyre pasi fillimisht besonin se e bija mund të ishte rrëmbyer.
Por ministria e jashtme italiane njoftoi më pas se po negocjon me autoritetet saudite për cështjen.
Një burim i ministrisë italiane tha: “Jemi në kontakt me autoritetet vendase për të qartësuar çështjen”, teksa shtonin se ishin në kontakt me një prokuror saudit.
Mediat italiane thonin se stjuardesa nuk kishte precedentë penalë, edhe pse akuzohej për lidhej me trafikun ndërkombëtar të drogave.
Ajo qëndronte zakonisht në hotelin gjigant Spectrums Residence, në Xheddah gjatë ndalimeve në qytet.
Ilaria postonte rregullisht në rrjet për më shumë se 2000 fansat e saj, foto nga hotelet dhe destinacionet nëpër botë ku ndalonte me punën e saj.
Në mediat italiane publikoheshin gjithashtu pamje të kamerave të sigurisë ku shihet Ilaria teksa del nga hoteli e shoqëruar nga një individ në dukje arab.
Deputetja e zonës së Treviso, Rachele Scarpa përmendi çeshtjen në një intervistë: “Meqënëse ka të bëjë me një qytetare nga zona jonë, unë si parlamentare kam kontaktuar me ministrinë e jashtme. Sigurisht që situata është komplekse prandaj nevojitet durim e rezervim, por duhet të kemi besim te institucionet që do ta ndjekin çështjen me vëmendje”.
Top Channel