Një shtetas shqiptar në Angli, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje, do të depërtohet drejt Shqipërisë.

35-vjeçari Erlin Hasa është një nga 15 vrasësit nga Shqipëria, që pjesën e mbetur të dënimit do ta vuajnë në vendlindje.

35-vjeçari vrau një burrë, duke e goditur 62 herë me thikë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në muajin mars, në banesën e mikut të autorit, aty ku ndodhej edhe viktima, Marian Savu. 43-vjeçari që u sulmua barbarisht me mjetin prerës ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa miqtë dëshmuan më pas incidentin fatal.

Sipas mediave britanike, Hasa është një nga 200 kriminelët më të rrezikshëm në Britani, që do të depërtohet, sipas marrëveshjes së arritur mes dy vendeve.

Transferimi vjen pas muajsh negociatash midis zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë në të dy vendet pasi Rishi Sunak diskutoi për herë të parë planin me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në Downing Street në muajin mars.

Kjo do t’i kursejë qeverisë britanike miliona paund dhe do të krijohet hapësira në burgjet e mbipopulluara të Britanisë së Madhe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA