28/12 17:06
Gjykata e Vicenzës dënoi me 2 vjet e 3 muaj avokatin Roberto Imparato me akuzën e tentativës për zhvatje, i cili gjithashtu do të duhet të paguajë 80 mijë euro si dëmshpërblim për dëmin ndaj Mario Balotellit.
Sipas raportimeve të medieve italiane, sulmuesi kishte rënë viktimë e një shantazhi, të orkestruar nga avokati dhe një vajzë 22-vjeçare.
Personat në fjalë kërkonin 100,000 euro në këmbim, ndërsa akuzonin se Balotelli kishte përdhunuar të renë, e cila në atë kohë thoshte se kishte qenë 17 vjeçe.
Megjithatë pas verifikimeve, rezultoi që këto akuza ishin të rreme dhe kishin si synim zhvatjen e italianit.
Top Channel