“340 mijë euro të mbyll çështjen në gjykatë”/ 30-vjeçarja mashtroi tri personat e përfshirë në “Masakrën e Velipojës”

24/05/2023 12:58
E arrestuara Milena Deraj

30-vjeçarja Milena Deraj ka arritur të mashtrojë familjen Verracaku të përfshirë në “Masakrën e Velipojës”.

Sipas gazetares Dorjana Bezat, ajo u ka premtuar babait Hasan Verracaku dhe dy djemve të tij, Abedin dhe Shyqyri Verracakut se do të mbyllte çështjen në gjykatë kundrejt parave.

Deraj arriti t’u merrte 340 mijë euro familjes shkodrane, dhe kur nuk ka mundur ta mbyllë çështjen, ata e kanë kërcënuar me vetëgjyqësi.

Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën “Arrest në burg” pa afat për Hasan Ferracakun dhe Elmilind Dylin, dy personat që mbetën të  plagosur në masakrën për hapësirën e plazhit që shkaktoi katër të vdekur.

Burime bëjnë me dije se prokuroria kërkoi për të dy arrest me burg, ndërsa pala mbrojtëse kërkoi masë më të butë për 17-vjeçarin Elmilind Dyli, për shkak të moshës, por nuk u pranua nga gjykata.

Akuzat ndaj dy të arrestuarve janë “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, në bashkëpunim.

Më 26 qershor të vitit 2021 konflikti për hapësirën e plazhit mes dy familjeve pronare hotelesh në Velipojë, Ferracakëve dhe Gocajve solli vrasjen e 4 personave.

Viktimat e ngjarjes janë biznesmeni i njohur i zonës, Kujtim Ferracaku, dy vëllezërit  Xhovani Gocaj e Edmond Gocaj dhe punonjësi i hotelit, Myzerim Zeneli, i cili ishte në ditën e parë të punës.

2 prej viktimave të konfliktit në Velipojë, Kujtim Ferracaku dhe punonjësi 20-vjeçar Musaen Zeneli

Njoftimi i plotë

Finalizohet nga strukturat hetimore të DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Last fraud”.  Iu mori disa herë, shuma të mëdha parash, 3 shtetasve (familjarë), duke i mashtuar se do t’i ndihmonte në një proces gjyqësor, kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçarja. Nga hetimet e thelluara dokumentohet dhe një rast i marrjes së shumës 230 000 euro nga kjo shtetase, me anë të mashtrimit. Strukturat hetimore të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Last fraud”, si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetases M. D., 30 vjeçe, banuese në Tiranë. Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit A. V., Sh. V. dhe H. V. (babai dhe dy djemtë), të tre banues në Shkodër. Kjo shtetase iu ka marrë në mënyrë të përsëritur, shuma të mëdha parash, shtetasve A. V., Sh. V. dhe H. V., duke i premtuar se do t’i ndihmonte ata në një proces gjyqësor.

Në vijim të veprimeve u shpallën në kërkim shtetasit A. V., Sh. V. dhe H. V., pasi me vetëgjyqësi kanë kanosur shtetasen M. D., për kthimin e parave. Nga veprimet e thelluara hetimore është dokumentuar edhe një rast tjetër mashtrimi i kryer nga shtetasja M. D.,e cila gjatë një viti, i ka marrë në total rreth 230 000 euro, një shtetaseje, duke i premtuar se do t’i investonte paratë në bono thesari. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshne procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA