Votuan më shumë se një herë në zgjedhjet e 6 marsit, Prokuroria Shkodër dërgon në gjyq 10 persona

23/05/2023 10:47

10 qytetarë të Shkodrës, rrezikojnë burgun pasi duke votuar kanë thyer ligjin dhe ndikuar në procesin zgjedhor.

Është prokuroria e ShkodrËs, që ka ka çuar në gjyq 10 personat, të cilët akuzohen për veprat penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar” e kryer në bashkëpunim.

Akuzat janë për zgjedhjet e kaluara, ato të pjesshme në Shkodër, që u mbajtën më 6 mars të vitit 2022. Nga hetimet për këtë procedim penal të nisur në janar të ketij viti, është provuar se ka tre raste të votimit të dyfishtë. Shtetasi E. D., pasi ka votuar për vete, është rikthyer sërish në qendrën e votimit,  këtë heë me një kartë identiteti të një shtetasje tjetër, dhe ka votuar në emrin e saj.

Prokuroria thotë se ka prova për shkeljen ligjore të kryer dhe përveç autorit të veprës penale, ka çuar në gjyq edhe komisionerët e qendrës së votimit pasi sipas organit të akuzës, kanë lejuar qëllimisht që ai të votonte me kartën e një personi tjetër. Ndërkohë në një rast tjetër, dy shtetas të tjerë, kanë votuar dy herë në dy qendra të ndryshme, si votues në qendrën e parë dhe si anëtarë të komisionit në qendrën e dytë.

Nga ana objektive vepra penale është realizuar nga të pandehurit me veprime dhe mosveprime duke lejuar persona për të votuar më shumë së një herë, votimin nga persona pa u paidentifikuar, mosmbajtjen e dokumentacionit zgjedhur sipas kërkesave ligjore duke sjellë si pasojë cenimin dhe manipulimin e rezultatit të zgjedhjeve në qendrën e votimit.

Prokuroria e Shkodrës, njofton se ka nisur hetimet edhe per vepra të tilla penale që mund të jenë kryer apo që do të denoncohen edhe në zgjedhjet lokale të pak ditëve më parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA