Pasi arriti shifrën prej 7.5 milionë turistë për vitin që lamë pas, duket se vendi ynë do ta tejkalojë këtë rekord për 2023-shin.

Në 4 muajt e parë të vitit, në Shqipëri kanë ardhur më shumë se 1.6 milionë turistë, ku mes tyre kryesojnë spanjollët.

“Për mua është hera e parë që vij në Tiranë. Me të vërtet një qytet shumë i bukur, me njerëz shumë social. Kultura është mbresëlënëse dhe mbi të gjitha gastronomia është ajo që më pëlqen më shumë. Vendosa të vij në Shqipëri sepse është një vend turistik, mikpritës por edhe shumë i lirë”.-shprehet një turist spanjoll.

Krahasuar me 4 muajt e parë të 2022-shit, numri i turistëve sivjet ka një rritje prej 57%.  Në rritje është edhe numri I turistëve nga Turqia që kanë vizituar vendin tonë për këtë vit deri ne muajin prill. Një trend që po ndiqet edhe Polonia, Holanda, Finlanda, Suedia, Kina, India.

“Sivjet tregu i turisteve të huaj që vizitojnë Shqipërinë ka një numër të frikshëm. Sivjet kampion janë spanjollet, të cilët kanë arritur deri në 10 chartera në ditë, po ashtu janë italianët. Ka një numër shumë të lart austriakësh, gjermanësh, po ashtu edhe nga vendet arabe. Ka nga e gjithë bota, kemi dhe nga Kina shume sepse janë heq vizat. Vitin e kaluar kemi pas shume nga vendet arabe”-shprehet Petrit Picaku, turoperator.

Risia për këtë vit është se janë shtuar moshat e reja që zgjedhin ta vizitojnë Shqipërinë, ndryshe nga trendi i viteve te kaluara, ku mbizotëronin më shumë moshat e mëdha.

Risia ketë vit është që po vijnë mosha shumë të reja, nga të gjitha vendet e Evropës, rrinë 7-8 ditë. Shqipëria është një destinacion i ri dhe turistet që janë në kërkim të destinacioneve të reja, Shqipëria është një nga këto vende, favorizojnë edhe çmimet e ulëta që ka Shqipëria,dhe nuk ka një pike te caktuar, duan ta vizitojnë sa më shumë të jetë e mundur, duke filluar nga veriu deri ne jug”-shton Picaku.

Pritshmëritë për shifrat e turistëve për këtë vit janë shumë të larta, aq sa dikur nuk besoheshin as nga kryeministri Rama.

“Blendi Klosi kur ishte ministër i turizmit deklaroi një shifër prej 10 milion turistësh deri në vitin 2025, dhe kryeministri  jone bëri shaka nuk e besoi por qe këtë shifër ne do ta arrijmë këtë vit, mund edhe ta kalojmë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA