Sekretari i Forcave Ajrore të SHBA-së: Ukraina do të marrë avionë luftarakë F-16 brenda disa muajsh

23/05/2023 09:13

Do të duhen “disa muaj në rastin më të mirë” që Ukraina të marrë avionë luftarakë F-16, ka thënë sekretari i Forcave Ajrore të SHBA-së, Frank Kendall.

Javën e kaluar Joe Biden njoftoi se SHBA do të lejojë aleatët e saj të trajnojnë forcat ukrainase se si të operojnë avionët luftarakë F-16 dhe përfundimisht t’i ofrojnë vetë avionët.

“Ka funksionuar dhe padyshim që ka pasur interes nga Ukraine për të marrë atë lloj aftësie. Ne nuk do të japim në asnjë rrethanë F-16 ose mjete luftarake perëndimore, në një numër të konsiderueshëm në duart e Forcave Ajrore të Ukrainës, në më pak se minimalisht disa muaj“- u tha Kendall gazetarëve, sipas CNN.

Sekretari i Forcave Ajrore të SHBA-së tha se ishte koha e duhur për të filluar përgatitjen e ushtrisë së Ukrainës për të ardhmen.

“Ukraina do të mbetet një komb i pavarur”- tha ai, duke shtuar: “Do të ketë nevojë për një grup të plotë të aftësive ushtarake për kërkesat e tij, dhe kështu është koha që të fillojmë të mendojmë afatgjatë se si mund të duket ajo ushtri dhe çfarë do të përfshijë.”

Top Channel