Departamenti Amerikan i Shtetit dhe analistët e medias kritikuan vendimin e Rusisë për t’i mos lejuar qasje të rregullt zyrtarëve konsullorë amerikan tek gazetari Evan Gershkovich, i cili u arrestua në Moskë në fund të marsit.
Departamenti i Shtetit kishte kërkuar një takim këtë të enjte me gazetarin e gazetës Wall Street Journal, Evan Gershkovich, por Moska e refuzoi kërkesën, raportoi gazeta.
Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit u citua të thoshte se zyrtarët kundërshtuan fuqishëm dështimin e Rusisë për të përmbushur detyrimet e saj bazuar në ligjin ndërkombëtar që u lejon zyrtarëve konsullorë të takohen me amerikanët e ndaluar.
“Pavarësisht nga pengesat, ekipi ynë është i përqendruar në sigurimin e qasjes për zyrtarët konsullorë tek të gjithë shtetasit amerikanë të ndaluar jashtë vendit”, shtoi zëdhënësi.
Ambasada e Rusisë në Uashington nuk iu përgjigj menjëherë emailit të Zërit të Amerikës për të komentuar mbi këtë çështje.
Wall Street Journal raportoi se veprimi i Moskës lidhet me një ankesë se gazetarët rusë nuk morën viza amerikane për të udhëtuar me Ministrin e Jashtëm Sergej Lavrov në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork në prill.
Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit i tha Zërit të Amerikës në atë kohë se Uashingtoni kishte lëshuar rreth 100 viza për shtetasit rusë, përfshirë gazetarët, për udhëtimin e zotit Lavrov.
“Shtetet e Bashkuara i marrin seriozisht detyrimet e tyre si vend mikpritës i OKB-së”, tha zëdhënësi në një deklaratë të dërguar me email. “Ne i mohojmë pretendimet e fundit të zyrtarëve rusë që sugjerojnë të kundërtën.”
Që nga arrestimi i gazetarit Gershkovich më 29 mars, Rusia ka lejuar vetëm një vizitë konsullore nga një zyrtar amerikan, ambasadorja Lynne Tracy.
Clayton Weimers, drejtor ekzekutiv i zyrës amerikane të organizatës Gazetarët pa Kufij tha se “pretendimet mbi të cilat Rusia ka arrestuar gazetarin Evan Gershkovich janë tashmë të dobëta”.
“T’i mohosh qasjen tek zyrtarët konsullorë dhe të justifikosh vendimin me çështjen e vizave amerikane për gazetarët rusë, tregon vërtetë se Evan-i po shfrytëzohet nga Moska për luftën e Kremlinit ndaj lirisë së medias dhe për debatet e tij të vazhdueshme me Uashingtonin”, tha Weimers përmes një emaili për Zërin e Amerikës.
Autoritetet ruse e arrestuan gazetarin Evan Gershkovich ndërsa ai ishte në detyrë për gazetën Wall Street Journal në qytetin e Yekaterinburgut.
Rusia ka ngritur ndaj gazetarin amerikan në Moskë akuza për spiunazh, të cilat janë mohuar nga zoti Gershkovich, punëdhënësi i tij dhe qeveria amerikane.
Një gjykatë ruse lëshoi një vendim për mbajtjen në paraburgim të gazetarit Gershkovich deri më 29 maj dhe refuzoi një kërkesë të mëparshme që ai të transferohej në arrest shtëpiak.

Një gjykatë ruse lëshoi një vendim për mbajtjen në paraburgim të gazetarit Gershkovich deri më 29 maj dhe refuzoi një kërkesë të mëparshme që ai të transferohej në arrest shtëpiak. /VOA
Top Channel