Protestë para ambasadës shqiptare në Athinë, dhjetëra persona kërkojnë lirimin e Fredi Belerit

23/05/2023 18:28

Rreth 300 persona kanë protestuar ditën e sotme para ambasadës shqiptare në Athinë, kundër mbajtjes në burg të kryetarit të zgjedhur të bashkisë Himarë Fredi Belerit.

Protestuesit kërkuan lirim sa më të shpejtë të Fredi Belerit dhe Kokaveshit si dhe brohoritën për çlirimin e Himarës.

Mes protestuesve ishin edhe eksponentë të njohur të grupeve anti-shqiptare, si kandidati për deputet i demokracisë së re Babis Kakarathanos.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA