Sa më shumë armë shkatërruese të marrë Ukraina nga Perëndimi, aq më i lartë është rreziku i “apokalipsit bërthamor”, ka thënë ish-presidenti rus Dmitry Medvedev, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve RIA.
Medvedev, tani nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, tha se mohimi i përfshirjes së Kievit në një inkursion të armatosur në rajonin kufitar rus të Bolgorodit ishte “gënjeshtër”.
Grupet e armatosura ruse që mbështesin Kievin në luftë kanë marrë përgjegjësinë për sulmet në rajonin rus të Bolgorodit.
Një zyrtar ukrainas tha se: “Është mjaft e habitshme për ne që u desh kaq shumë kohë që kryengritësit rusë dhe partizanët rusë të bëhen më aktivë në drejtim të përpjekjes për të hequr qafe regjimin terrorist që po i shkakton vdekje dhe shkatërrim Ukrainës, dhe po izolon Rusinë ndërkombëtarisht.”
“Mbi 200,000 ushtarë rusë janë vrarë, dhe mesa duket gjendja ka mbërritur tek s’mban më”– tha këshilltari i ministrit të mbrojtjes të Ukrainës, Yuriy Sak.
Top Channel