Projekt ligji për kompetencat e përcaktimit të pagave po diskutohet sot në Komisionin e Ekonomisë.
Tema e debatit mes anëtarëve të komisionit është mos rritja e pagave për deputetët.
Braçe: Jeni të bindur që me rregullimet që kjo gjë mund të ndodhë në vijim? Nuk ka ndodhur kjo që edhe po ngre si shqetësim, është një periudhë e gjatë kohore që rrogat e tyre nuk kanë pësuar asnjë lloj ndryshimi, mos duhet të bëjmë përcaktime të tjera?
Nuhi: Nuk kemi vendos në ligj një gjë të tillë se kjo përcaktohet në këshillin e ministrave, nuk ka kuptim që të vendoset kufiri maksimal.
Spaho: Mendoj që Braçe ka të drejtë dhe, drejtuesit kanë më shumë paga se presidenti i republikës. Xhakuzi, salep masazhe festa, ja si shpërdorohen paratë.
Spaho: Ça të raportojnë deri tani është bërë kokrra e qejfit, ju kështu i bëni pas një viti i ktheni, s mund të ndodhë një kompani shtetërore që drejtuesi i saj të ketë rrogë më lartë se presidenti i republikës.
Braçe: Po abuzoni në mënyrë skandaloze, nuk shkon kjo histori.
Ibrahimaj: Ligji përcakton kompetencat për pagat, nuk janë vendosur këtu se janë të rregulluiar me një ligj tjetër. Rrotjen pagave për deputetët do e bëjmë në një moment të dytë.
Agalliu: Nuk mund të ketë pagë më të lartë vartësi se sa eprori.
Spaho: Deputeti është konsideruar si figurë negative. Ka që në 2005-ën që paga e deputetit nuk indeksohet.
Shehaj: Një shfaqje e shëmtuar jo vetëm ne si deputet, të thonë që do u rritet rroga të gjithëve me përjashtim të deputetëve është një shfaqje populiste, propozoj të mos kalohet ky projketligj, duhet të rriten rrogat për të gjithë, jo me përjashtim. Në një moment të dytë do të merremi me deputetët është një tallje. I ftoj kolegët mos të bëhen pjesë e kësaj farëse, ishte ofenduese për të gjithë ne që të rrisim rrogat tona, s’mund të bëhemi pjesë e kësaj tallje, të jesh një populist që do ua rrisim të gjithëve, juve po desheni rriteni vetë. Kjo është farsa e kësaj qeverie.
Braçe: Rrogat natyrisht që janë një vlerësim, kanë brenda edhe çmimin e punës edhe vlerësimin tjetër. Në momentin që duhet të ndërtojmë një hierarki është vendosur që në 1990. Përmes saj vjen demokracia, nuk vlen askush tjetër, nëse do ndërtojmë një hierarki edhe të vlerësimit nga pikëpamja, nuk mund të jetë hierarki karrigesh, që buron nga karriera e gjithkujt, por që nis nga demokracia vijon me institucionet që ka në thelb çmimin e punës. Ne e kemi pranuar që kjo të ndryshojë dhe i kemi dhënë prioritet drejtësisë, mbi çdo institucion tjetër. Mua më vjen mirë që do vijojmë ta mbajmë drejtësinë lart. Mjerë ai që e shikon parlamentin si institucion që ka grumbulluar disa njerëz për të grabitur e vjedhur, ky mentalitet ka zënë vend në këtë vend që në ditën që në kuvend kanë hyrë njerëz që nuk kanë lidhje me interesa publike. Që të jesh deputet nuk është qokë për filan parti.
Top Channel