“Një dasmë e hatashme”/ Komedia vihet në skenë e përshtatur me realitetin shqiptar

23/05/2023 12:24

Komedia “Një dasmë e hatashme” u shfaq për dy ditë në teatrin e Gjirokastrës.

Vepra e Robin Howdon u vu në skenë nga Kiço Londo dhe u përshtat me realitetin shqiptar duke përdorur gjuhë dhe shprehi dinamike lokale. Vepra me një seri rrethanash dinamike që rrjedhin vërtitet rreth një martese që pritet të ndodhë ndërsa një keqkuptim i paraprin. Në përpjekje për ta fshehur keqkuptimin gjërat komplikohen më shumë e të tjerë personazhe hyjnë në skenë deri sa në fund situatat i zgjidh dashuria e vërtetë. Komedia është një kombinim i zgjuar dhe dinamik mes rrethanave të së përditshmes dhe dashurisë romantike. Regjisori Londo tha se teatri shëtitës “Çajupi” ka udhëtuar në shumë qytete me këtë komedi dhe ajo ka rezultzuar një sukses.

Aktorët që shumica vijnë nga lëmi i komedisë i kanë dhënë ritëm shfaqjes dhe prodhuan shumë të qeshura e humor. Komedia përshkohet nga situata kaotike me ritëm të shpejtë, karakteret shfaqen të fuqishëm dhe dialogu është brilant.

Gjirokastra ka qenë stacioni i pestë i komedisë “ Një dasmë e hatashme” pritet të vijojë me shfaqje të tjera në Jug të Shqipërisë. Me këtë komedi regjisori Londo ka përzgjedhur dhe sjellë në skenë disa nga aktorët më të mirë të teatrit modern në Shqipëri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA