Mbahet për të katërtin vit radhazi festivali UNUM në Shëngjin, këtë vit fokus promovimi i mjedisit të pastër

23/05/2023 17:49

Për të katërtin vit radhazi do të mbahet në Shëngjin festivali i muzikës elektronike “UNUM” festival nga data 1 deri me 6 qershor.

Ndryshe nga vitet e tjera ku fokusi kanë qenë të rinjtë dhe muzika, këtë vit në fokus është dhe promovimi i mjedisit të pastër si një mënyre për të kontribuar në komunitet.

Drejtuesi i UNUM Festival, Mousa Ceesay, tha se e gjitha behet për të mbrojtur të ardhmen dhe këtë duke përdorur mjete të riciklueshme dhe ushqime ekologjike.

Në në e parë në pritje të këtij festivali, Ministria e turizmit dhe mjedisit Mirela Kumbaro, tha se për t’ju përshtatur dhe fokusit, është zgjedhur bregdeti i Shëngjinit si zonë shumë e pastër.

Kryebashkiaku i Lezhës tregoj se nëpërmjet këtij festivali është bërë dhe promovimi i Lezhës në sytë e të gjithë botës.

Athanasios Paraskevas, Drejtor Komercial One  Albania, ftoi të gjithë të rinjtë që ta jetojnë në maksimum aventurën “UNUM”, gjithashtu shprehu mbështetjen e tij për vizionin ekologjik që ka këtë vit ky festival.

UNUM festival është një aktivitet që tërheq drejt Shëngjinit mijëra vizitorë e turistë, që këtë vit do të jetë përgjatë 6 ditëve të para të qershorit në “Ranën e Hedhur”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA