“Me Lazion nuk kam thjesht një marrëdhënie pune, kam një lidhje 18-vjeçare. E dua shumë klubin dhe kjo lidhje nuk do të shkëputet kurrë pavarësisht të ardhmes. Kontrata më përfundon pas një muaji dhe së bashku me presidentin do të flasim e do të vlerësojmë të ardhmen. Do të marrim vendimin më të mirë të mundshëm”, u shpreh Tare. Kujtojmë se ky sezon rezultoi mjaft i suksesshëm për Lazion duke qenë se kryeqytetasit pas fitores së fundit ndaj Udineses, siguruan kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm.
Reagimi i presidentes Vjosa Osmani: Na bëtë krenarë, përgjithmonë me ju Dardanë! 01/04 02:01

