Irani, Indonezia nënshkruajnë për zgjerim të bashkëpunimit tregtar, megjithë sanksionet (fotot)

23/05/2023 19:04

Presidenti iranian Ebrahim Raisi është takuar sot me homologun e tij indonezian Joko Widodo gjatë një vizite zyrtare në arqipelagun aziatik.

Teherani po përpiqet të zgjerojë lidhjet e jashtme tregtare për të zbutur pasojat e sanksioneve perëndimore dhe ndërkombëtare.

Vizita dy-ditore e Raisit në Indonezi, që është ekonomia më e madhe e Azisë juglindore, vjen pas sanksioneve të reja të Bashkimit Evropian të vendosura kundër Gardës revolucionare të Iranit.

“Ne besojmë se sanksionet dhe kërcënimet nuk mund të na ndalojnë”, tha presidenti iranian  pas ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes tregtare dhe politike në pallatin presidencial Bogor në Xhakarta.

“Bashkëpunimi dhe lidhjet me vendet fqinje, vendet muslimane dhe aleate në fusha të ndryshme, janë prioriteti ynë.”

Sipas paktit, Irani do të lehtësojë aksesin e eksporteve indoneziane në vend si vaj vegjetal, kakao, kafe e duhan, dhe në këmbim Xhakarta do të ulë tarifat e eksporteve iraniane aty, si nafta e derivatet e saj, mineralet kimikatet e hekuri.

“Shpresoj që marrëveshjet të zgjerojnë lidhjet mes Indonezisë e Iranit”, tha presidenti vendas  Joko Widodo në ceremoninë e nënshkrimit.

Ky ishte udhëtimi i parë zyrtar i Raisit në Indonezi dhe vjen pak pas penalizimeve të reja nga vendet Perëndimore.

FOTO GALERI
2/3
"Ne besojmë se sanksionet dhe kërcënimet nuk mund të na ndalojnë”, tha presidenti iranian pas ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes tregtare

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA