Për Samir Handanovic, finalja e Kupës së Italisë, mund të jetë një nga ndeshjet e tij të fundit me fanellën zikaltër.
Mirëpo portieri slloven nuk po mendon për të ardhmen e tij, por për të fituar një tjetër trofe.
“Nuk di ende asgjë, jam e pres këtë ndeshje si gjithë të tjerat. Ne jemi këtu për të ngritur trofe, në vitet e fundit e kemi rikthyer ekipin në garë për atë që meriton”.
Sezoni i Interit: “Nuk mund ta përcaktoj, sepse nuk ka mbaruar ende. Ndeshjet e fundit do të vendosin shumë”.
Për rolin e tij në fushë: “Që nga viti 2004, kur erdha në Itali, kam qenë gjithmonë profesionist. Duhet të përshtatesh me rolet, nuk është vetëm fusha e rëndësishme. Kam pasur njerëz që më kanë mësuar. Gjëja që më gëzon më shumë nga karriera ime është se jam përmirësuar vit pas viti.”
Takimi me presidentin Mattarella: “Një përvojë ndryshe, e këndshme. Kur më shtrëngoi dorën, e dinte që isha Handanovic dhe më tha se presidenti slloven kishte qenë këtu tri ditë më parë. Unë nuk e dija… Dhe ai i njihte lojtarët mirë”.
Top Channel