Foto Ilustruese

Dy persona janë arrestuar në Shkodër për vepra të ndryshme penale.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se një 23-vjeçar ka rënë në prangat e Specialistëve për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, pasi theu masën e sigurisë arrest shtëpie.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se, i riu me inicialet A.L., banues në fshatin Vrakë, Malësi e Madhe, pasi ka thyer masën e sigurisë nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar ndërkohë që qarkullonte me automjet.

Ndaj tij rëndojnë veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Sakaq, në Velipojë është arrestuar një 33-vjeçar, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike nga bashkëshortes së tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Luarzë, ndërsa i arrestuar është një shtetas me inicialet D. Gj..

Gjatë kontrollit në banesë, policia ka mundur të gjejë dhe sekuestrojë në cilësinë e provës materiale një armë sportive. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA