Kryetari i Grupit të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka kryer një takim ditën e sotme me senatorët amerikanë Chris Murphy dhe Gary Peters si dhe me ambasadoren Yuri Kim.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Bardhi përmes një postimi në “Twitter”, ku ka ndarë një foto me dy senatorët dhe ambasadoren.
Krah fotos Bardhi shkruan që partneriteti me SHBA është jetik për të ardhmen e vendit dhe forcimin e demokracisë.
Postimi i plotë i Bardhit:
Ishte kënaqësi takimi me senatorët amerikanë Chris Murphy dhe Gary Peters. Partneriteti i Shqipërisë dhe PD me SHBA është jetik për të ardhmen e vendit dhe forcimin e demokracisë. SHBA kanë qenë dhe do të mbeten përjetë miqtë tanë më të mirë.
Ishte kënaqësi takimi me senatorët amerikanë Chris Murphy dhe Gary Peters. Partneriteti i Shqipërisë dhe PD me SHBA është jetik për të ardhmen e vendit dhe forcimin e demokracisë. SHBA kanë qenë dhe do të mbeten përjetë miqtë tanë më të mirë. 🇦🇱🤝🇺🇸 pic.twitter.com/7Byp8954nr
— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) May 23, 2023
Top Channel