Besnikët e Sali Berishës kanë mbyllur sytë për disfatën elektorale të 14 majit dhe askush nuk flet për dorëheqje.
Belind Këlliçi: Nuk e di si mund të lidhet reflektimi me dorëheqjen reflektim do të thotë të shohim ça s’ka ndodhur mirë brenda nesh në lidhje me dorëheqjen referohuni statutit të partisë dhe i merrni përgjigjet.
Tomor Alizoti është i vetmi që guxon dhe flet për reformim të thellë duke lënë të hapur opsionin e largimit të lidershipit. As Jozefina Topalli nuk është e kënaqur me modelin e te bërit opozitës ne këtë rikthim të dytë të Sali Berishës.
Jozefina Topalli: Këto nuk ishin zgjedhje, e dyta pushteti nuk do ndalet e treta opozitë nuk bëhet me modelin e ish kryetarit. Në zgjedhje politike po duhet të ketë po.
Alizoti: Jam për reformim total.
Edhe dorëheqje?
Alizoti: E kuptojnë vetë.
Por, Sali Berisha ka plane të tjera. Ai është në kërkim të alibive të reja për të justifikuar humbjen. Edhe pse në KQZ u caktua e besuara e opozitës për të garantuar teknologjinë e zgjedhje, kreu i foltores flet për manipulim të votimit elektronik.
Sali Berisha: S’mund të njohim rezultatin e zgjedhjeve. Ka dyshime të forta që është ndërhyrë në algoritmin e makinerive.
Pengu i Berishës është humbja e kalasë blu të Shkodrës, aty nuk kishte votë digjitale, megjithatë justifikimi nuk mungon.
Berisha: Në Shkodër Rama bëri paqe me 5 banda përfshi Bajrat e dalë nga burgu.
Sali Berisha po përpiqet të bindë të tijtë për vjedhjen e votave ndërsa si hap të dytë premton analizë brenda radhëve.
Top Channel