Kultivuesit e qershive në ne zonën e Kasnices, Belishoves e Drenoves ne Mallakastër përjetuan një sezon të dështuar përballë natyrës.
Fatmir Xhafaj ka një plantacion me shume se 400 rrënje qershi por sot po përballet me mungesën e prodhimit për shkak të kushteve klimatike. Moti me lagështirë dhe e ftohte si dhe breshëri e dëmtuan këtë kulturë.
“Nga vitet e mëparshme kemi pasur prodhim të bollshëm dhe një treg shitje të gjithë sasisë, ndërsa sot nuk ka prodhim dhe po mundohemi te vjelim ato pak korra për te mbuluar të paktën shpenzimet për shërbimet e kryera përgjatë gjithë vitit për këtë frut. Nga viti i kaluar kemi arritur edhe ne 60-70 kuintal kurse këtë vit në dyshim të shkojmë edhe tek 2-3 kuintal. Ne këto kushte kërkojmë ndihmën e shtetit te na vlerësojë dëmin.”– tha fermeri Fatmir Xhafaj
I biri tregon se edhe pse kane përfituar subvencione për naftën falas nga qeveria kjo i mbulon pjesërisht shpenzimet .
Ullinjtë, qershitë dhe vreshtat janë kultura që mbajnë gjallë familjet e kësaj zone.
Ne tregun e Fierit një kilogram qershi kushton mesatarisht 550 lekë te reja dhe fermerët thonë se duke parë mungesën e prodhimit nuk besojnë se do të ulet aq shpejt sa vitet e tjera.
Top Channel