Një 30-vjeçar malazez po ndiqet penalisht pasi nuk deklaroi në kufi 12 480 franga zvicerane dhe 900 euro, sipas përcaktimeve ligjore.
Policia bën me dije se gjatë kontrollit, këtij shtetasi i janë gjetur të fshehura në trup dhe në çantën e dorës, 12 480 franga zvicerane dhe 900 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar në kufi, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.
Njoftimi i Plotë:
Rinas/Goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.
Procedohet penalisht 30-vjeçari malazez që nuk deklaroi 12 480 franga zvicerane dhe 900 euro, sipas përcaktimeve ligjore.
Sekuestrohet shuma e parave.
Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar dhe në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, shtetasin malazez A. T.
Gjatë kontrollit, këtij shtetasi i janë gjetur të fshehura në trup dhe në çantën e dorës, 12 480 franga zvicerane dhe 900 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar në kufi, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.
Në përfundim të veprimeve, shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin malazez A. T., 30 vjeç, banues në Zvicër, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel