Shtohen pensionistët, skemës së pensioneve iu shtuan 13 mijë pensionistë dhe 10 mijë kontribuues

22/05/2023 15:16

13 mijë persona iu shtuan skemës së pensioneve në Republikën e Shqipërisë, gjatë vitit të shkuar.

Sipas analistëve kjo mund të shkaktojë ngërç në sistem për shkak të emigracionit të lartë të fuqisë punëtore që është kontribuesja kryesore e skemës së pensioneve.

Eksperti për ekonominë Pano Soko: Skema e pensioneve po fillon të çekuilibrohet. Kemi një rritje të numrit të pensionistëve në vitit 2022, me 13 mijë, ndërkohë që rritja e numrit të kontributorëve ishte vetëm 10 mijë. Fuqia punëtore ikën në emigracion, pensionistët mbeten në Shqipëri. Ne tashmë kemi të bëjmë me pensionistë të viteve shumë fertile për vendin tonë. Në 2023 dalin në pension të lindurit e viteve 1958, ’59, të cilat kanë qenë vite me lindshmëri shumë të lartë. Një nënë fertile, në vitet 1958, në bazë të të dhënave të kohës, ka patur 5.8 fëmijë. Të lindurit në këtë periudhë fertile, është duke dalë në pension. Nga krahu tjetër, kontribuesit, që janë punëtorët përveçse janë individë që kanë lindur në vitet të cilat kanë njohur rënie të lindshmërisë, që janë vitet 1995, 2000, dhe janë kontribues të rinj në këtë skemë, po ashtu janë përballur edhe me emigracionin. Janë pikërisht këta kontribues që po ikin në emigracion.

Nëse vazhdojmë me këto ritme, në një të ardhme do të na duhet të riprekim skemën e pensioneve, për ta shtyrë sa më tej moshën e daljes ne pension, e cila në fund fare do të sjellë rezultat jo human, jo etik, ku njerëzit në një të ardhme, ndoshta në vitet 2030, 2040 do të vdesin para se të marrin pensionin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA