Pas Shkodrës kryesocialisti Edi Rama, e vijoi turin e falënderimeve dhe mirënjohjes për votëbesimin e 14 Majit me banorët e Matit, Klosit, Dibrës dhe Bulqizës.

Ky nuk është një rezultat i mirë për Partinë Socialiste tha Edi Rama, por sipas tij ky është një rezultat i jashtëzakonshëm për Shqipërinë.

“Unë besoj që në këtë votë kaq plebishitare për Partinë Socialiste dhe për kandidatët tanë është dhe konfirmimi i ndryshimit, por nga ana tjetër unë besoj që në këtë votë ka dhe një pritshmëri të madhe prej nesh, gjë që neve na nderon sepse pas jo pak tanimë vitesh në qeveri, kjo pritshmëri është një provë shumë e rëndësishme e faktit që ne mund dhe do të vazhdojmë të ushqejmë shpresën dhe t’i përgjigjemi shpresës së njerëzve me edhe më shumë punë, edhe më shumë angazhim edhe më shumë rezultate sepse unë jam shumë i vetëdijshëm që ndryshimet që kanë ndodhur janë të mjaftueshme për të parë se sa shumë rrugë kemi bërë, por janë krejt të pamjaftueshme për tu ndalur dhe për të qenë të kënaqur, sepse çka ne duhet të bëjmë është ende shumë akoma dhe në fund të fundit ju nuk na keni votuar për atë që kemi bërë, por na keni votuar për atë që prisni prej nesh, për atë që ne duhet të bëjmë.”- tha Rama.

Porosia e Edi Ramës ishte mirë-qeverisje lokale gjithë përfshirëse.

“Nuk jemi këtu për të vazhduar të themi sa shumë gjëra të mëdha kanë bërë dhe ajo që duhet të bëjmë me çdo kusht që ta çojmë në një nivel tjetër marrëdhënien me njerëzit. Ta çojmë në një nivel tjetër komunikimin me të gjithë dhe kur themi që kanë ardhur shumë të djathtë dhe kanë votuar, duhet të kemi parasysh që ne nuk e dimë kush janë ata që kanë votuar. Disa e kanë shprehur hapur “do votojmë për ju”, po shumë të tjerë as nuk kemi mundur t’i takojnë dhe ata kanë votuar. Që do të thotë që asnjë i djathtë edhe ai që del në rrugë me gjoksin hapur ku shkruan ‘’Partia Demokratike’’ nuk duhet paragjykuar se edhe ai mund të ketë votuar për ty.”– tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA