Ndërhyrjet në rrjet sjellin probleme në furnizimin me ujë të Durrësit.
Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës njofton abonentët se gjatë ditës së sotme dhe nesër mund të ketë probleme në furnizimin me ujë të qytetit dhe zonës së fshatrave.
SHRUKD po punon për riparimin e defekteve në tubacionin DN 700 mm që vjen nga stacioni i pompave në Fushë Kuqe dhe që furnizon fshatrat dhe një pjesë të qytetit. Nga mëngjesi i ditës së sotme, grupi i avarive ka nisur punën për riparimin e defekteve në Tarin, Lukje, Shkafane dhe Xhafzotaj.
Sipas Ujësjellësit, këto janë defekte të planifikuara dhe po kryhen në kuadër të masave për reduktimin e humbjeve në mënyrë që të përmirësohet sasia e ujit që vjen nga burimi i Fushë Kuqes.
Ndërhyrjet në fjalë po kryhen në prag të sezonit turistik më mënyrë që të mos ketë probleme që lidhen me furnizimin me ujë gjatë periudhës së verës ku popullsia në Durrës shtohet ndjeshëm.
Top Channel