Foto Ilustruese

Një person është arrestuar, pasi kanosi me thikë për motive të dobëta një 65-vjeçar në Vaun e Dejës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, menjëherë pas marrjes dijeni për kanosjen e të moshuarit me inicialet Gj. L. në fshatin Fshat i Ri, kanë organizuar punën me qëllim kapjen e autorit të këtij rasti.

Si rezultat i veprimeve të shpejta procedurale, u arrestua bashkëfshatari i të moshuarit, një 36-vjeçar me inicialet A. M..

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës me të cilin dyshohet se u krye kanosja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA