Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së kryeqytetit, pasi vodhën dy herë në banesën e një personi në Sharrë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në datat 15.05.2023 dhe 18.05.2023, kanë vjedhur bizhuteri të ndryshme floriri dhe shumën 1 000 000 lekë të rinj.
Autorët L. H., 25 vjeç dhe R. Xh., 22 vjeç, të dy banues në Kombinat ranë në pranga gjatë operacionit të koduar “Two times”.
Njoftimi i plotë
Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “Two times”.
Vodhën dy herë në të njëjtën banesë, gjatë javës së fundit, 1 000 000 lekë të rinj dhe bizhuteri floriri, vihen në pranga 2 shtetas.
Sekuestrohen disa nga bizhuteritë e vjedhura dhe një palë doreza të përdorura nga autorët gjatë dy vjedhjeve.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, si dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Two times”. Si rezultat u bë arrestimi i shtetasve L. H., 25 vjeç dhe R. Xh., 22 vjeç, të dy banues në Kombinat, Tiranë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në datat 15.05.2023 dhe 18.05.2023, kanë vjedhur bizhuteri të ndryshme floriri dhe shumën 1 000 000 lekë të rinj, në banesën e një shtetasi, në Sharrë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa prej bizhuterive që dyshohet se janë vjedhur në këtë banesë, si dhe një palë doreza që dyshohet se autorët i kanë përdorur gjatë dy vjedhjeve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel