Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka vendosur masën “arrest me burg” për Fredi Belerin dhe Pandeli Kokaveshin.

Pasi gjyqtarja e çështjes, Atalanta Zeqiraj dha këtë vendim, avokati i tij tha se çështjen do ta ankimojnë në Apel.

Avokati: Do ankimohemi në gjykatën e Apelit atë që kemi deklaruar gjatë kësaj kohe, pretendojmë që nuk ka dyshim të arsyeshëm dhe nuk duhet vendosur masa, absurdja është që Kokaveshi me dokumentacione mund të ishte ndryshuar se ka bërë transplantim e zemër, asgjë nuk paraqitën, ne dorëzuam prova shëndetësore, nuk është takuar asnjëherë me të infiltruarin, nuk gjendet në dosjen e policisë dhe prokurorisë kjo listë. Pyesni kryeministrin si do e vazhdojë (çështjen për kryetar bashkie) se ne kemi çështjen e burgut.

Fredi Beleri, kandidati i opozitës, fitues i zgjedhjeve lokale në Himarë u arrestua disa ditë më parë për blerje votash.

Një ditë më parë, Beleri u transferua nga paraburgimi i Vlorës drejt paraburgimit të 313-a në Tiranë. Ndërkohë, miku i Blerit, Pandeli Kokoveshi është ende i shtruar në QSUT për shkak të problemeve me zemrën.

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ si për Belerin po ashtu edhe Kokoveshin, ndërkohë që Gjykata e Posaçme do të shprehet sot.

 

FOTO GALERI
1/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA