Kryebashkiaku i Himarës, Fredi Beleri

Ashtu siç kishte vendosur edhe gjykata e Vlorës, Gjykata Antikorrupsion e pranoi kërkesën e SPAK për të lënë në burg arrest me burg Fredi Belerin, kryebashkiaku më i ri i bashkisë së Himarës.

Për dyshimet e korrupsionit në zgjedhje, gjykata e posaçme në Tiranë shpalli arrest me burg edhe për bashkëpunëtorin e Belerit, Pandeli Kokaveshi, i cili vijon të trajtohet në spital.

“Fredi Beleri kërkoi vetëm drejtësi nga Gjykata duke mos e pranuar dyshimin për të. Nesër sipas vendimit që u dha do të ushtrojmë të drejtën e ankimit në Gjykatën e Apelit” tha Edmond dema avokat i Fredi Belerit.

Kryebashkiaku i Himarës do të mbahet në paraburgimin 313, kurse avokati i tij hedh dyshime mbi hetimin.

“Ta ripyesin atë personi n t’i thonë ku i ka gjetur sepse i arrestuari pretendon se nuk i ka dhënë asgjë të tillë. Plus që ka mospërputhje aq të mëdha në deklarimet e tij sa e bëjnë të pabesueshme realisht.”– tha Edmond Dema avokat.

Ndryshe nga viztat e kryera në burgun e Vlorës, në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion nuk u pa përfaqësi diplomatike të Greqisë, por ishin të pranishëm vetëm avokatët mbrojtës të Fredi Belerit.

Hetimi ndaj Fredi Belerit u krye mbas një referimi të policisë në datën 8 maj që angazhoi prokurorinë mbi dyshimet e shitblerjes së votës. Më pas thotë prokuroria një qytetar ofroi bashkëpunimin me drejtësinë, duke ekspozuar Belerin dhe Kokaveshin që dyshohet se paguan para në shkëmbim të votës.

Pagesa u krye në një lokal, dhe autoritetet theksojnë që disponojnë përgjime ambjentale të kryera nga një grup operacional i dërguar nga Tirana.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA