Unioni i Himariotëve ka organizuar një protestë ditën e nesërme, kundër vendimit që është marrë për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Belerin.
Lajmi është bërë me dije përmes një postimi në “Facebook”, ku thuhet se protesta do të organizohet para ambasadës shqiptare në Athinë në orën 09:00.
Në njoftim thuhet se Unioni i Himariotëve do të ushtrojë të gjithë fuqinë që mundet që bashkatdhetarët të lirohen ashtu siç e meritojnë.
Njoftimi i plotë:
Qeveria shqiptare, kundër çdo koncepti ligji, vendosi sot të vijojë burgosjen për kryebashkiakun e Himarës, Fredis Beleris dhe shtetasin Pantelis Kokavesis. Përballë këtij zhvillimi, Unioni i Himariotëve do të ushtrojë të gjithë fuqinë që mundet që bashkatdhetarët tanë të lirohen ashtu siç e meritojnë.
Ftojmë të gjithë himarjotët që jetojnë në Athinë por edhe çdo vorioepirot, çdo heladit, çdo qytetar të Greqisë dhe Shqipërisë që e kupton këtë padrejtësi të bashkohet me ne në protestën paqësore që po organizojmë të martën e datës 23 maj në orën 06.00 të pasdites në a. Ambasada Shqiptare e Athinës ( Nr. Vekiareli 7, Filothei).
Le të japim të gjithë së bashku mesazhin se praktikat e shigurimit nuk do të mbeten pa përgjigje.
Top Channel