
23/02 22:38
Spanjolli Carlos del Cerro Grande do të drejtojë finale e UEFA Europa Conference League 2023, ndërmjet Fiorentinës dhe West Ham, e cila do të luhet në “Eden Arena” në Pragë, Republika Çeke, të mërkurën më 7 qershor.
Del Cerro Grande do të gjykojë në finalen e tij të parë në një kompeticion klubesh të UEFA-s.
47-vjeçari ka arbitruar pesë ndeshje të UEFA Champions League dhe një ndeshje të UEFA Europa Conference League këtë sezon, duke përfshirë sfidën e dytë të çerekfinales së Championsit të UEFA-s midis Interit dhe Benfica./ SuperSport
Top Channel