Finalja e Europa League, ish-lojtari i Barçës: Mourinho na e vështirëson punën

22/05/2023 09:42

Më datë 10 maj, stadium Puskas Arena në Budapest të Hungarisë do të mirëpresë finalen e këtij sezoni të Europa League teksa Roma e Jose Mourinhos sfidon spanjollët e Sevillas.

Pas suksesit në Conference League të arritur në Tiranë, verdhekuqtë do të provojnë të dytin triumf europian me teknikun portugez në krye.

60-vjeçari nga Setubali është një “armë” e fortë për italianët dhe këtë e di mirë edhe një nga lojtarët më të vlerësuar në radhët e Sevillas, si Ivan Rakitic. Kroati thekson se Mourinho është vërtet special, një strateg i vërtetë që do t’ia vështirësoj punën në finale.

Pas Juventusit në gjysmëfinale, tashmë na pret një tjetër përballje ndaj italianëve, këtë herë në finale. Besoj se do të jetë një sfidë edhe më e vështirë, kjo edhe sepse Roma ka në krye një nga trajnerët më të mirë si Jose Mourinho. Për mua është në treshen e më të mirëve dhe në Europë ka fituar gjithçka. Mourinho është special dhe strateg në të gjitha aspektet.

Pastaj është edhe një tjetër faktor si Paulo Dybala. Ai është një kampion i madh, ka shumë talent. U surprizova shumë kur nuk e konfirmuan te Juventus, një kundërshtar shumë i vështirë për t’u mbajtur nën kontroll”, u shpreh Rakitic.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA