E reja e humbur në Texas gjendet e vdekur 10 ditë pasi u zhduk gjatë mbrëmjes në bar (fotot)

22/05/2023 16:36

Një grua që u zhduk nga një bar pranë shtëpisë së saj në Texas, SHBA është gjetur e vrarë dje dhe një burrë është arrestuar në lidhje me çështjen.

20 vjeçarja Madeline Pantoja, u raportua e zhdukur më 11 maj, teksa celulari, çelësat e makina ishin ende në shtëpinë e saj Midland kur policia erdhi për të bërë hetimet.

Pas kërkimeve të policisë së Midland dhe agjencive të tjera trupi i zonjushës Pantoja u gjet të shtunën në një zonë rurale në periferi të qytetit.

Disa orë pas gjetjes së viktimës, policia arrestoi 24 vjeçarin Mario Juan Chacon si i dyshuar për vrasjen e Pantoja dhe po mbahet në paraburgim.

Policia nuk ka dhënë ende detaje të vdekjes së zonjushës Pantoja duke thënë se po pret rezultatet e autopsisë.

Pantoja u pa për herë të fundit mbrëmjen e 10 majit kur kishte dalë me miqtë e saj në një bar në Midland.

Por miqtë e familjarët nuk arrinin të kontaktonin me të dhe kjo nxiti policinë të kontrollonte në shtëpine e saj.

Miqtë thanë se besojnë se një ish-i dashuri i saj mund të ishte përgjegjës për zhdukjen teksa fqinjët thanë se kishin dëgjuar një debat të ashpër me të bërtitura në shtëpinë e saj.

Një burrë që pretendon se ishte vëllai i Pantoja, Christian, kishte ngritur një faqe donacionesh  për informacion mbi zhdukjen e vajzës, që tashmë priten të shkojnë për funeralin e të ndjerës.

FOTO GALERI
2/5
20 vjeçarja Madeline Pantoja, u raportua e zhdukur më 11 maj, teksa celulari, çelësat e makina ishin ende në shtëpinë e saj

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA