Në përfundim të ceremonisë së ditës së hapur të stërvitjes Defender Europë 2023, “shown” e vodhi drejtoresha e SHISH Vlora Hyseni. Për të kjo ishte dalja e parë në publik, pas marrjes së detyrës.
Gazetati Top Channel Muhamed Veliu raporton se në fund të ceremonisë nga kryeministri Edi Rama, presidenti Bajram Begaj, amabasadoria Yuri Kim të gjithë u vunë në radhë për të folur me zonjën Hyseni, e cila dy muaj më parë mori në dorë frenat e inteligjencës shqiptare.
Ishte kryeministri Edi Rama ai i cili foli me gjatë me ish- këshilltaren e tij të sigurisë, propozuar prej tij dhe dekretuar nga presidenti në krye të SHISH, institucion i mbërthyer nga lëvizje të forta personeli, nisur prej numrit dy Oljan Kanushi e vijuar nga zonja Hyseni.
Top Channel