“Defender Europe 23” në Tiranë, Yuri Kim: SHBA, Shqipëria dhe aleatët e NATO-s janë më të bashkuar se kurrë

22/05/2023 14:50

Fluturimi i dy helikopterëve të ushtrisë amerikane mbi sheshin “Nëna Tereza” çeli,  ditën e hapur për publikun të stërvitjes “Defender Europe 2023”.

Ky shesh në zemër të Tiranë për 45 vite u përdor nga diktatura komuniste në shpalosjen e arsenalit ushtar e lartësuar vlerat anti-amerikane. Sot ky shesh është pushtuar nga ushtarakët shqiptarë dhe ata amerikanë për të dëshmuar bashkëpunimin si aleatë të aleancës më të fortë ushtarake në botë NATO-s.

“Defender Europë 2023” ka pjesëmarrjen  e 26 vendeve dhe zhvillohet në disa vende të Europës përfshi Kosovën nën moton “Trajnohemi bashkë, stërvitemi bashkë, mbrohemi bashkë”.

Në stendën e rekrutimit për t’ju bashkuar ushtrisë shqiptare shikon më shumë vajza.

“Mund t’i bashkohesh ushtrisë shqiptare?

“Po pse jo nuk ka asnjë problem që t’i bashkohem, por varet edhe nga mundësitë se sa edhe mund t’ja dal në ushtri sepse nuk është e lehtë”, tha vajza.

Çfarë ndjesie ju jep të vishni pajisjet ushtarake?

“Është ndjesi shumë e mirë, nuk kam fjalë ta përshkruaj tani, sepse është ajo ç’kam dashur unë të vazhdoj”, tha vajza tjetër.

Disa metra më tutje, në kontrast me vajzat, rreshtohen djemtë duke mbajtur në duar armët moderne të ushtrisë shqiptare.

Pse ky interes për armët, sidomos një armë me dylbi?

“Më pëlqejnë më shumë këto”, tha djali.

“Ne si studentë jemi bërë më mirë me lënë shkollën më mirë me armatim”, tha djali tjetër.

Në stërvitjen “Defender 2021” Bajram Begaj përshëndeti në rolin e shefit të shtabit, ndërsa në “Defender 2023” si president i Shqipërisë.

 “Inkurajoj qeverinë të shtojë akoma më shumë mbështetjen për Forcat e Armatosura dhe kontributin e Shqipërisë në NATO”, tha Begaj.

Kryeministri Edi Rama u ndal në rëndësinë e bazave të NATO-s në vendin tonë.

 “Me aeroportin e Kuçovës, i cili së shpejti do jetë në funksionim si një bazë e re operacionale e NATO-s dhe shpresojmë shumë edhe me portin që do ketë një komponent për të bërë të njëjtën gjë si aeroporti. Ne jemi në kushtet kur mund të themi me plot gojën se një faqe e re e historisë sonë po shkruhet”, tha Rama.

Për ambasadoren amerikane Yuri Kim “Defender 2023” do të na tregojë se së bashku me aleatët dhe partnerët ne mund të kryejmë çdo mision.

 “Në dy vjet, që prej ‘Defender Europe 2021’ bota ka ndryshuar, Rusia nisi një pushtim të plotë dhe brutal ndaj Ukrainës. SHBA, Shqipëria dhe aleatët tanë të NATO-s janë më të bashkuar dhe të fortë se kurrë. Nuk mund të mos kujtoj fjalët e Skënderbeut, Heroi Kombëtar të Shqipërisë dhe madje heroi im vetjak ‘Bashkimi bën fuqinë’”, tha Kim.

Në përfundim të ceremonisë të ditës së hapur të stërvitjes “Defender Europë 2023”, u pa për herë të parë në publik drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni.

Nga kryeministri Edi Rama, presidenti Bajram Begaj dhe ambasadorja Yuri Kim të gjithë u panë të interesuar për të folur me zonjën Hyseni e përligjur thënien amerikane “Information it’s power” “Informacioni është fuqi”.

FOTO GALERI
2/68

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA