Çështja e Fredi Belerit/ Ministria e jashtme greke deklaratë: Zgjatja e paraburgimit ofendon përceptimin evropian të shtetit të së drejtës

22/05/2023 16:57

Ministria e Jashtme greke ka reaguar, pasi Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka vendosur masën “arrest me burg” për Fredi Belerin.

Në një postim në faqen zyrtare të ministrisë, thuhet se zgjatja e paraburgimit të Belerit, tashmë i zgjedhur Kryetar i Bashkisë Himarë, ofendon ndjenjën e drejtësisë të publikut dhe perceptimin evropian të shtetit të së drejtës.

Kjo deklaratë erdhi menjëherë pas takimit të ministres së jashtme Olta Xhaçkës me homologun grek Nikos Dendias.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA