23/12 21:18
Për Drejtorin Sportiv të Cremoneses, Ariedo Braida, favorit për të fituar trofeun e Champions League 2023 mes Manchester Cityt dhe Interit, janë “zikaltërit” e Milanos.
Duke folur në një konferencë për mediet së fundmi, Braida theksoi se Inter është favorit në letër për të fituar Kupën e Italisë po ashtu edhe Championsin.
“Në letër, favorit për të fituar Kupën e Italisë është Inter, por në ndeshje të tilla nuk dihet si mund të shkojnë gjërat. E njëjta gjë vlen edhe për finalen e Champions League mes Interit dhe Manchester City, mjafton një episod për të ndryshuar gjithçka”-tha ai./ SuperSport
Top Channel