Elseid Hysaj është rikthyer prej kohësh titullar te Lazio, duke dhuruar paraqitje pozitive. Skuadra e Sarrit është dy pikë larg kualifikimit në Champions League për sezonin e ardhshëm, kur kanë mbetur për t’u luajtur edhe dy javë në Serie A.

Shkodrani e nisi nga minuta e parë edhe duelin ndaj Udineses, që u zgjidh nga një penallti e Immobiles. Fitore dhe përballja më e mirë sezonale e tij me Lazion. Në emisionin “ANALIZË KUQ E ZI”, çdo të hënë në SportNews nga gazetari Sokol Xhihani dhe videoanalisti Fation Bardhi, u publikuan statistikat e mbrojtësit anësor në takimin e fundit.

Hysaj realizoi aksionet në masën 91%, teksa topat e nisur drejt shokëve ishin me saktësi 93%. 29-vjeçari shfaqi grintë edhe në duelet ndaj kundërshtarëve, të cilat i fitoi të gjitha. Përveçse i saktë në prapavijë, lojtari shqiptar u shfaq aktiv edhe në manovrën e skuadrës kryeqytetase.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA