Mbi 100 çiklistë do të garojnë për rreth 900 km garë në disa qytete të vendit.
Nga dita e hënë do të startojë edicioni jubilarë I 80-të i Xhiros së Shqipërisë në çiklizëm me startin nga sheshi “Nënë Tereza”. Një garë në kalendarin edhe të unioni Ndërkombëtarë i Çiklizmit e cila automatikisht i jep skuadrave pikë për pjesëmarrjen në olimpiadën e vitit të ardhshëm Paris 2024.
Për këtë arsye kjo garë do të udhëhiqet nga kryekomisari i UÇI, Unioni Ndërkombëtarë i Çiklizmit, Yehoshua Kopito.
“Kam qenë një eksperiencë shumë e mirë edhe në vitin 2019 kur kam zhvilluar Turin e Shqipërisë. Kjo është hera e dytë që jam këtu dhe besoj që edhe ky edicion i dytë do të jetë shumë i mirë. Do të jenë mbi 100 çiklistë dhe ka nivele të ndryshme brenda kësaj gare, por edhe trajektorja që do të përshkojnë me sa pash është e niveleve të ndryshme të vështirësisë, ku përfshihen edhe terrenet malore”, u shpreh president i panelit të Komisarëve, Yehoshua Kopito.
Ndërkohë pak kohë më parë Federate Shqiptare e Çiklizmit u përballë me një kërkesë në pamje të parë të çuditshme, ku një ndër sportistet më të mirë të kombëtares sonë por edhe kapiteni i saj Ylber Sefa, për të cilën na sqaron më tepër presidenti Skënder Anxhaku.
“Sefa është nga sportistët më të mirë që ne kemi, ai kërkoi që të vinte në garë me ekipin e klubit të tij në Belgjikë, por rregullorja nuk e lejon pasi ai është pjesë e ekipit tonë kombëtarë, është kapiten I I kombëtares. Kështu që të mbledhë mendjen e të fitojë edhe këtë vit garën”, u shpreh President i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku .
Kjo çështje është diskutuar edhe me kryekomisarin Kopito i cili shton: “Sigurisht që ekipi kombëtar është prioritet i garës krahasuar me një klub, jam shumë dakord me vendimin e federatës edhe për vetë sportistin është një nder të marrë pjesë me uniformën e kombëtares”.
Ndërkohë që siguria është një pikë e rëndësishme e një gare të tillë rreth 900 km, për të cilën presidenti i FSHÇ siguron.
“Policia ka marrë angazhimin e plotë për mbarëvajtjen e kësaj gare që nga drejtori I përgjtihshëm z.Rumbullaku deri tek polici më i thjeshtë dhe jemi të sigurtë se çdo gjë do të shkojë në mënyrë perfektë”, u shpreh Skënder Anxhaku.
Top Channel