Një person është goditur me armë zjarri në një lokal në Kavajë.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton se i plagosur rëndë ka mbetur Arjan Gosa, vëllai Armand Gosës, i cili humbi jetën gjatë një konflikti me Altin Rexhën më 29 mars, po në Kavajë.

Pista kryesore sipas të dhënave të deri më tanishme është ajo e hakmarrjes. Në vrasjen e dyfishtë të fundmarsit në Kavajë, Armand Gosa goditi me thikë Altin Rexhën, ndërsa ky i fundit e qëlloi me armë. Dhe si pasojë e plagëve të rënda që i shkaktuan njëri-tjetrit, humbën jetën të dy.

Armand Gosa nuk ishte figurë e panjohur për drejtësinë pasi ishte përfshirë edhe më parë në një ngjarje kriminale. 10 vite më parë po në qytetin e Kavajës,  së bashku më vëllain e tij Arjanin – i cili mbeti i plagosur sot – masakruan me thika një person në vitin 2012.

Viktima Gentjan Gjuzi humbi jetën pak muaj më vonë në spitalin e neurokirurgjisë. Sherri në atë kohë lindi për një shikim dhe solli për pasojë humbjen e jetës së babait të dy fëmijëve, 41-vjeçarit Mentor alias Gentjan Gjuzi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA