Pasioni për makinat “Off road” dhe promovimi i natyrës shqiptare ka nxitur aktivitetin e Petrika Dimos i cili prej 15 vjetësh ka hapur një servis automjetesh posaçërisht për riparimin dhe rimontet kapitale të makinave për terrene të vështira.

Janë dhjetëra të rinj që përdorin këto makina dhe eksplorojnë natyrën duke e kthyer sportin ekstrem në një promovim të turizmit shqiptar.

“Udhëtojmë me këto makina dhe pse jo në të ardhmen të kthehet në një trend për turizëm duke shoqëruar turistë të huaj e vendas për të promovuar natyrën e bukur shqiptare”, tha Albert Plaku.

Petrika ndihmon këta të rinj që me gjithë vështirësitë dhe koston per mirëmbajtjen e një makine të tillë të mos heqin dorë nga ky pasion.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA