“Hamilton përmirëson imazhin e sportit tonë”, Domenicali: Verstappen ka lindur në makinë

21/05/2023 14:51

Numri një i F1, Stefano Domenicali është ndalur së fundmi tek dy nga protagonistët e mëdhenj të sezoneve të fundit në këtë sport, Lewis Hamilton dhe Max Verstappen.

Italiani beson se britaniku, shtatë herë kampion bote duhet të vijojë të mbetet pjesë e botës së shpejtësisë për të provuar edhe titullin e tetë që do të ishte rekord absolut.

Nga ana tjetër, Domenicali i bën elozhe Verstappen, por edhe i tërheq veshin holandezit për shkak të deklaratave të këtij të fundit se mund të tërhiqet nëse rregullat vijojnë edhe të ndryshojnë.

“Do të më pëlqentë që Hamilton, pavarësisht moshës të vazhdonte në Formula 1. Nuk dua t’i jap shumë këshilla pasi kjo do të tregonte mungesë respekti për të dhe drejtorin Totto Wolf, por roli i tij tashmë në Formula 1 është shumë i madh. Është i përfshirë në shumë aktivitete sociale jashtë këtij sporti dhe kjo na bën që të shkojmë në dimensione të tjera. Ai e dashuron Formula 1 dhe ëndrra e tij është të fitojë titullin e tetë. Te Mercedes janë duke punuar shumë që të përmirësojnë makinën dhe e di që kanë ndryshuar disa gjëra. Jam i sigurt se me modifikimet e reja do të shohim një tjetër Mercedes në pistë.

Verstappen dhe deklarata për tërheqjen? E sigurt është se dua një shoqëri ku të gjithë të shprehin të lirë mendimin e tyre, por pilotët duhet të kuptojnë dhe të kujtohen se janë pjesë e diçkaje të madhe. nuk duhet të tregohen egoist. Ne mund të rritemi vetëm nëse mendojmë të përmirësohemi dhe të ndryshojmë.

Kemi një audiencë të re dhe duhet të mendojmë si të gjenerojmë para në çdo sesion, nuk mund të zbresim në pistë vetëm për nevojën e pilotëve dhe inxhinierëve. Kam folur personalisht me Verstappen dhe ai e dashuron këtë sport. Është kampion dhe po lufton për titullin e tretë. Ka lindur në makinë dhe ju siguroj se do të jetë në Formula 1 më gjatë se unë, e ardhmja e Verstappen nuk është aspak problem”, u shpreh Domenicali./ SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA