Gol dhe asist për Arbnor Muçollin në Danimarkë. 23-vjeçari, i cili debutoi me kombëtaren e Shqipërisë qershorin e vitit të kaluar, po zhvillon një sezon fantastik me Vejle.
Skuadra ka siguruar prej javësh rikthimin në elitën e futbollit danez, ndërkohë që po fiton 3-1 në shtëpi përballë Naestved.
Muçolli dhuroi asistin që zhbllokoi sfidën në minutën e 15’, teksa në minutën e 56’ festoi pasi dërgoi topin në rrjetë.
Duke realizuar golin e tretë për skuadrën e tij dhe të shtatin sezonal. Lojtari shqiptar numëron edhe katër asiste.
Sulmuesi i majtë ndodhet në formë shumë të mirë dhe shpreson të marrë një ftesë nga Sylvinho për duelet e Shqipërisë në eliminatoret e Euro 2024.
Kuqezinjtë presin Moldavinë në “Air Albania” më 17 qershor. Tri ditë më vonë luhet takimi i radhës në grupin E, në transfertë ndaj Ishujve Faroe.
Top Channel